11 Shtator, 2026

Aktori i njohur: Kot u ka dalë nami gjirokastritëve, korçarët janë më të frikshëm. Fisi s’më foli 6 muaj pse e thashë këtë gjë

 Aktori i njohur: Kot u ka dalë nami gjirokastritëve, korçarët janë më të frikshëm. Fisi s’më foli 6 muaj pse e thashë këtë gjë

Shpesh ka debat, se kush janë më kurnacë, gjirokastritët apo korçarët.

Aktori i njohur, Alfred Trebicka, e ka një përfundim për këtë gjë.

Ai mendon se gjirokastritëve u ka dalë name kot, pasi më keq janë korçarët.

“Fisi nuk më ka fol njëherë për gjashtë muaj, se gjatë një interviste thashë që kot u ka dalë name gjirokastritëve, se korçarët janë më të frikshëm.

Gjashtë muaj ça ishin rrethi i parë, rrethi i dytë i familjes, nuk më kanë folur.

U bëre ti, do na tregosh ti, kush je ti, më thoshin.

Unë u thashë që jam ky që jam, por kur vi në Korçë, llafi i parë është kur erdhe, llafi i dytë, kur do ikësh?

Sapo thua kur ke ardhur, pastaj thua kur do ikësh.

Domethënë që ik tani se…”, u shpreh aktori i njohur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *