Aksident që pa “gdhirë” në aksin Levan-Tepelenë, përplasen 3 makina
Një aksident me tre automjete është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë.
Mjetet janë përplasur zinxhir, ndërsa një person ka marrë dëmtime të lehta.
I lënduari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.