6 Qershor, 2026

Aksident i rëndë në Levan–Tepelenë, automjeti del nga rruga

 Aksident i rëndë në Levan–Tepelenë, automjeti del nga rruga

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K.M., ka dalë nga rruga pasi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *