14 Korrik, 2026

Aksident i rëndë në hyrje të Gjirokastrës, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën

 Aksident i rëndë në hyrje të Gjirokastrës, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Gjirokastrës.

Tre automjete janë përplasur në vendin e quajtur “Ish Divizioni”, në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë.

Në aksident janë përfshirë dy autovetura dhe një fuoristradë që udhëtonin në këtë segment të rrugës kombëtare.

Sipas raportimeve të para nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *