Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Krahës, plagosen 8 persona. Dërgohen me urgjencë në Gjirokastër
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë dhe pritet të transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.