26 Gusht, 2026

Aksident i frikshëm në Gjirokastër, plagosen 3 persona

 Aksident i frikshëm në Gjirokastër, plagosen 3 persona

Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur NSHN.

Dy automjete, një “Benz” dhe një “Audi”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur tre persona.

Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë veprimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *