21 Maj, 2026

Veliaj në burg, Ajola Xoxa ndjek një ndeshje futbolli në krah të të “besuarës” së kryebashkiakut

 Veliaj në burg, Ajola Xoxa ndjek një ndeshje futbolli në krah të të “besuarës” së kryebashkiakut

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dje ka zgjedhur të ndjekë ndeshjen e kampionatit shqiptar të futbollit mes Elbasanit dhe Egnatias.

Raportohet se Xoxa ishte e shoqëruar nga familja e një zyrtareje të Bashkisë Tiranë, e cila konsiderohet një nga “besniket” e kryebashkiakut Veliaj.

Ajo që bie në sy në foto është transformimi i Ajola Xoxës, e cila pritet të bëhet nënë për herë të dytë.

FOTOLAJM/ Nën shoqërinë e një prej të besuarave të

Ajola Xoxa duke ndjekur ndeshjen në stadium

Kujtojmë se Xoxa po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për dyshime se ka përfituar në mënyrë të paligjshme fonde publike për përfitim personal.

Ndaj saj dhe Erion Veliajt rëndojnë disa akuza serioze, përfshirë korrupsionin, pastrimin e parave, fshehjen e pasurisë dhe futjen e sendeve të paligjshme. Sipas SPAK, dyshohet se çifti ka qenë i përfshirë në një skemë të gjerë dhe të strukturuar të pastrimit të parave.

Nga ana e tij, Veliaj ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si politike dhe të pabazuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *