Agron Llakaj dhe Ylli Baka “tradhtojnë” Memaliajn, tani që qyteti ka nevojë për ta
Agron Llakaj dhe Ylli Baka, janë dy personazhet publikë më të njohur që ka nxjerrë qyteti i Memaliajt.
Por tani që ky qytet ka më shumë se kurrë nevojë për ta, pasi mazhoranca socialiste ka vendosur të shkrijë këtë Bashki, ata janë duke heshtur.
Si aktori i njohur, ashtu edhe këngëtari, nuk kanë bërë asnjë reagim, për të mbrojtur qytetin.
Për të mos floor pastaj, që të marrin pjesë në protestat që kanë nisur në Memaliaj.
Ndryshe, fjala vjen, nga aktori tjetër Mehdi Malkaj, që u nis nga Tirana drejt Memaliajt, për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga qytetarët e Memaliajt.
Ndoshta Llakaj dhe Baka janë të zënë me punët e tyre apo me pushime, por kanë ende kohë të ngrejnë zërin për fatin e qytetit të tyre.
Deri kur të mos jetë vonë dhe t’u mbetet peng, që heshtën.