Agron Llakaj dhe Portokalli tallen me protestën: A ndikon puna e vajzës së tij si drejtoreshë?
Dikur, kur ishte thjesht aktor dhe prezantues i Portokallisë, Agron Llakaj imitonte dhe tallej me politikanët pa kursyer askënd dhe pa mbajtur asnjë krah politik.
Dje pamë diçka krejt tjetër. Një skeç që për mendimin tonë nuk kishte aspak humor, por thjesht tallje me protestuesit. Me njerëz që dalin në shesh sepse kërkojnë ndryshim, studentë, burra, gra dhe emigrantë pa asnjë lidhje partiake.
Në vend që humori të godasë pushtetin dhe politikën, këtë herë shënjestra u bënë njerëzit që protestojnë kundër një klase politike që prej dekadash qarkullon të njëjtat fytyra.
Dhe këtu është zhgënjimi i madh nga një artist që dikur tallej me pushtetin, sot shohim një emision që zgjedh të ironizojë ata që dalin kundër tij.
Kritika jonë është për këtë lloj humori kaps nën drejtimin e Agron Llakajt. Me sa duket Rama paska ndonjë magji të veçantë për pensionistat që i shërbejnë në këto lloj formash.
A ndikon puna e vajzës në shtet?
Sapo e kuptuam pse Agron Llakaj, sot në drejtim të Portokallisë, zgjodhi të tallet me protestuesit përmes një humori të dobët dhe pa nivel.
Vajza e tij, Alkida Llakaj, mban postin e drejtores së Përgjithshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, një institucion publik në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, pra një hallkë e shtetit që varet drejtpërdrejt nga pushteti.
Për ata që nuk e dinë, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është institucioni që merret me standardet dhe kontrollin e matjeve në Shqipëri, me instrumentet matëse, verifikimet dhe mbikëqyrjen në këtë sektor. Pra nuk bëhet fjalë për një vend pune çfarëdo, por për një post të rëndësishëm shtetëror.
Po ashtu, Alkida Llakajt figuron edhe në listën e fituesve për pranimin në Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues (TND), që është një tjetër detaj që tregon pozicionimin e saj brenda administratës së lartë shtetërore.
Prandaj, kur sheh Agron Llakajn që nuk godet pushtetin, por protestuesit që kërkojnë një Shqipëri të lirë, është duke bo një shërbim ndaj pushtetit që i mban vajzën në post.
Në vend që Portokallia të tallej me qeverinë, me korrupsionin dhe me klasën politike që ka lodhur këtë vend prej dekadash, zgjodhi të godasë njerëzit e thjeshtë që dalin në protestë. Dhe kjo tregon shumë. (Marrë nga faqja e Instagramit, Antidrroga)