24 Gusht, 2026

Agjenti i FBI-së akuzohet se vodhi 1 mln dollarë nga llogari të lidhura me Rusinë

 Agjenti i FBI-së akuzohet se vodhi 1 mln dollarë nga llogari të lidhura me Rusinë

Një agjent mbikëqyrës i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) është arrestuar dhe akuzuar për transport ndërshtetëror të mallrave të vjedhura, pasi dyshohet se përvetësoi rreth 925 mijë dollarë në kriptovaluta nga llogari të lidhura me një shtet kundërshtar të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, i arrestuari është identifikuar si Patrick Yaroch.

Burime të njohura me çështjen i thanë NBC News se Yaroch u kishte pranuar hetuesve se kishte transferuar në portofolin e tij personal kriptovaluta me vlerë rreth 925 mijë e 426 dollarë, të cilat ndodheshin në llogari të lidhura, sipas raportimeve, me Rusinë.

Sipas dokumenteve të paraqitura nga FBI-ja, Yaroch deklaroi se ishte “i zhgënjyer” nga fakti se Byroja e Hetimit “nuk mundej ose nuk donte të vepronte kundër llogarive të kriptovalutave të lidhura me shtete kundërshtare”.

Ai u tha hetuesve se ishte i pakënaqur që nuk mund të bënte më shumë për të penguar përdorimin e kriptovalutave nga vende si Rusia.

Sipas një deklarate nën betim të FBI-së, “Yaroch tha se hyri në sistemet e FBI-së dhe gjeti çelësat e nevojshëm për të transferuar fondet nga portofolat në llogarinë e tij”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *