“Agasi, komunikime intensive me Veliajn në burg. Do emëronin Naureda Llagamin gjyqtare në Kushtetuese”
Një ditë pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni në kuadër të hetimeve për AKSHI-n, në media janë publikuar mesazhe e komunikime private mes saj dhe biznesmenit Ergys Agasi.
Gazetari Evli Fundo, pjesë e panelit në “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, tregon se nga telefoni i Ergys Agasit, i sekuestruar pas arrestimit të tij më 26 gusht, janë gjetur jo vetëm qindra komunikime me Hysenin, por dhe të saj me truprojën e biznesmenit. Këtij të fundit, Fundo i referohet si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish-kryepolicit Ilir Proda në Policinë e Shtetit.
“SPAK-u ka në dorë një thesar, domethënë ka në dorë dy telefona të personit Ergys Agasi dhe shoqëruesit të tij. Janë gjetur komunikime jo vetëm të, të Ergys Agasit me, me zonjën Vlora, por dhe të bodyguard-it të tij, ish-bashkëpunëtorit të ngushtë dhe mikut të tij Ilir Proda. Dy telefona të cilat janë gjetur në makinë dhe janë çkoduar… Dhe më pas janë gjetur thesare me sa, me sa duket”, tha Fundo.
Elvi Fundo deklaroi se ka dijeni dhe për komunikime të drejtpërdrejta e intensive të Ergys Agasit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Këto komunikime konsistojnë dhe për ndërhyrjen në SPAK për çështjen Veliaj si dhe për zgjedhjen e Naureda Llagamit si anëtare në Gjykatën Kushtetuese.
“Këto janë në kuadër të fjalëve që i thonë, ka ende, ende çështjen e tij, por unë di për shembull që po ta lajmë, po t’a jap lajm ty, ka komunikime të vazhdueshme për shembull me Erion Veliajn dhe komunikime intensive, me kryetarin e Bashkisë Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit. Kanë komunikim…
Tani Ergys Agasi ka qenë person në kërkim, përfshi dhe zonjën Vlora… kanë qenë të përqendruara për të ndërhyrë edhe tek, edhe në SPAK tek autoritetet e SPAK-ut për çështjen Veliaj. Ergys Agasi ka çuar mesazhe dhe Vlora ka çuar mesazhe për këtë. Unë mbaj përgjegjësi dhe po ta them ty në emision live. Ka çuar mesazhe për çështjen e Erion Veliajt.
Dhe e dytë do t’ju them dhe një detaj këtu… Po… Dhe një detaj këtu, të lutem këtu. Është pikërisht kryetarja e SHISH-it e cila ka ndërhyrë për llogari të Ergys Agasit apo edhe të Erion Veliajt për të zgjedhur dhe një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Naureda Llaganin.
Sepse kur ka qenë gara e kësaj zonjës me, po ta kujtoj me Asim Vokshin, kjo ka çuar një shkresë negative për një gjyqtar me super integritet. që të dilte Naureda Llagani, e cila është ish-punonjësja e studios ligjore të Ajola Xoxës. Se këtu përfshihet e tëra, edhe Erion Veliaj, kryetarja e SHISH-it, Ergys Agasi”, tha Fundo.