Afrim Qendro përgatitet për Bashkinë e Gjirokastrës?
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).
Qendro ishte emëruar në këtë post rreth nëntë muaj më parë, duke zëvendësuar Dallëndyshe Bicin.
Para marrjes së drejtimit të IKMT-së, ai ka shërbyer si Prefekt i Qarkut të Tiranës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet që kanë çuar në largimin e tij nga detyra.
Prej disa kohësh emri i tij është përfolur si kandidat i mundshëm për Bashkinë e Gjirokstrës, për shkak të origjinës së tij.
Por për momentin s’ka asnjë konfirmim.