Abuzimet në Bashkinë Gjirokastër: A po mbron Flamur Golemi, Flamur Bimen?
Bashkia Gjirokastër dhe ASHK Gjirokastër po heshtin për një çështje që prek drejtpërdrejt qytetarët e zonës së Urës së Lumit.
Prej vitesh qytetarët denoncojnë se objekte të ndërtuara vite më parë janë ngritur mbi kolektorë, ndërkohë që çdo vit përmbyten autostrada Gjirokastër–Kakavijë dhe e gjithë lagjja e Urës së Lumit.
Dhe pyetja është fare e thjeshtë:
PSE NUK KTHEJNË PËRGJIGJE BASHKIA GJIROKASTËR DHE KADASTRA?
Çfarë po fshehin?
Kush i ka dhënë lejet?
Kush i ka kontrolluar?
Kush i ka legalizuar?
A janë respektuar ligjet dhe rregullat e ndërtimit mbi kolektorë dhe kanale kulluese?
Dhe një pyetje tjetër që kërkon përgjigje:
A ËSHTË INTIMIDUAR FLAMUR GOLEMI NGA “ISH-FLAMURI” I BASHKISË PËR 12 VITE?
Nëse jo, atëherë le të dalë Bashkia dhe ta sqarojë publikisht.
Qytetarët nuk kanë nevojë për heshtje, justifikime apo përgjigje formale.
QYTETARËT DUAN TRANSPARENCË!
Duan të dinë kush mban përgjegjësi për ndërtimet, për dokumentacionin e tyre dhe për pasojat që shfaqen çdo vit me përmbytjet.
BASHKIA GJIROKASTËR DHE ASHK GJIROKASTËR: PËRGJIGJUNI!
ÇFARË FSHEHIN? (Pazari Lajm)