21 Maj, 2026

A qendron biznesmeni i njohur, pas sulmeve të Spiropalit ndaj Ramës?

 A qendron biznesmeni i njohur, pas sulmeve të Spiropalit ndaj Ramës?

Kur shumëkush priste zbythje deri në autokritikë, pas kërcënimeve të Edi Ramës, Elisa Spiropali sfidoi kreun e PS, duke i kërkuar ta përjashtojë.

Ajo e akuzon Ramën për njësimin e partisë me shtetin, mungesën e garës, meritokracisë, operimin me nënshtrim, frikë etj.

Pasi Spiropali sfidoi paralajmërimin e Ramës, se nëse do të bënte edhe një status tjetër kritik në Facebook, do përjashtohej, shumëkush tashmë shtron një pyetje:

Kush qëndron pas Elisa Spiropalit, e cila po nervozon deri në sëkëlldisje Edi Ramën si një mizë që i ulet me këmbëngulje mbi hundë?

A është opozitarizimi i zonjës Spiropali një impuls personal pas shkarkimit si ministre e Jashtme apo pas saj fshihet një dorë fuqishme dhe e ngrohtë politike, me synime dhe qëllime të qarta?

Në media janë hedhur hipoteza të ndryshme, që nga reflektimi i një pakënaqësie në rritje në PS në raport me Edi Ramën, dalje në sipërfaqe i një lufte të nëndheshme të Spiropalit me Belinda Balluku, reagim i brendshëm i provokuar nga mënyra se si Rama e shkarkoi si ministre të Jashtme etj.

Vetë Elisa Spiropali ka nisur të përhapë një tezë sipas të cilës ajo ka mbështetjen e Ambasadës dhe qeverisë gjermane për të rrëzuar Edi Ramën nga brenda partisë së tij.

Portali Prapaskena shkruan se pas Spiropalit, në fakt fshihet një biznesmen i njohur.

“E vërteta mund të jetë më thjeshtë dhe banale. Pas opozitarizimit të Elisa Spiropalit besohet se fshihet oligarku Pëllumb Salillari, një nga përfituesit më të mëdhenj të pasurive dhe parave publike, simbol i ndërtimeve pa leje, pastrimit të parave, krimeve mjedisore, mashtrimit me zbatimin e kontratave publike dhe korruptimit të segmeteve të pushtetit vendor, qëndror, policisë dhe drejtësisë.

Mes zyrtarëve të monitoruar që hyjnë dhe dalin nga zyra e Salillarit, me hyrje-daljet më intenisve rezulton pikërisht çifti Elisa Spiropali dhe Slarajon Totaj. Nga ana tjetër, nuk është edhe aq sekret që rrjeti e kompanive të Elisa Spiropalit dhe Slarajon Totajt, përfituese e parave dhe pronave publike, janë nënkontraktuar nga Salillari si përfituesi kryesor i drejtëpërdrejtë i parave publike”, shkruan ky portal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *