A kishte lidhje intime drejtoresha e Shërbimit Sekret, me Ergys Agasin?
“Ne jemi ai shteti grotesk i globit ku shefja e sherbimit sekret, njeriu qe di gjera qe vetem nje grusht personash duhet t’i dine, trafikonte informacion tek koordinatori i karteleve te droges, me te cilin dyshohet se kishte lidhje intime”.
Kështu shkruan një komentues.
Ka dyshime të forta në fakt, për natyrën e marrëdhënieve të Vlora Hysenit, me Ergys Agasin.
Gazetari Ferdinand Dervishi shkruan se ata takoheshin të paktën pre dy vitesh në Shijak.
“Që SHISH ruante Vlorën dhe Gysin kur takoheshin te lokali i florinjte i çunave të Shijakut, kete e dinte gjithkush i ftilluar, qysh nga viti 2024
Dhe une habitem…
Po nga keta 1000 punonjes te SHISH që sigurisht e dinin, si nuk u bë njëri burrë ta denonconte ne SPAK.
Nje burre i vetem nuk doli.
Eeeh
Po pse te dale ?
Si veshka mes dhjami janë. Paga-pagë, posti-post, vendosja në shoqëri- lart, ndonje rroge e dyte pikon, pordha-pordhë etj etj
Asgjë më tepër se vemjet që dhjamen në errësirë e fekale pa u interesuar se çfarë ndodh përreth, në shoqërine ku bëjnë pjesë”, shkruan ai.
Sali Berisha nga ana tjetër deklaroi se ata takoheshin edhe në publik, në një lokal poshtë shtëpisë së tij.
“Në mënyrë të përsëritur kam denoncuar se SHISH e kontrollonte Ergus Agasi. Se sa të lidhur ishin Vlora me Gysin dhe Gysi me Vlorën, këtë e tregon dhe një fakt.
Është një lokal aty afër shtëpisë sime. Të paktën dy herë në javë drekonin së bashku.
Nuk është se shkonin diku pas Dajtit, jo jo, në mes të Tiranës. I kishin të zakonshme drekat dhe darkat dy herë në javë njëri me tjetrin”, tha Berisha. (Thuje.al)