21 Maj, 2026

A do thirret Rama si dëshmitar, në gjyqin kundër Berishës?

 A do thirret Rama si dëshmitar, në gjyqin kundër Berishës?

Ditën e sotme ka nisur gjyqi për dosjen “Partizani”, ku mes të pandehurve janë Sali Berisha dhe dhëndri i itj Jamarbër Malltezi, si edhe tre persona të tjerë.

Ndërkohë që Sali Berisha dhe Malltezi kanë kërkuar të thirret si dëshmitar Edi Rama, SPAK ka theksuar se kjo do të vendoset nga gjykata.

“Në lidhje me kërkesat për papërdorshmëri apo paligjshmëri të provave, kërkojmë që këto pretendime të mos merren parasysh dhe të rrëzohen. Kërkesa e Sali Berishës për të thirrur si dëshmitar Edi Ramën i lihet në vlerësim gjykatës” është thënë nga SPAK.

Jamarbër Malltezi duke folur sot në sallë tha se i bën përshtypje “tendenca e Prokurorisë për të hequr CD-në me fjalët e Edi Ramës dhe Taulant Ballës”, duke shtuar se kjo “tregon frikë”.

Malltezi e konsideroi edhe njëherë çështjen si politike.

“Unë edhe para Irena Gjokës kam thënë që çështja është politike. Gjoka e ka fshirë nga procesverbali. Edhe gjyqtarja Ilirjana Olldashi në Apel nuk e ka përfshirë këtë fjali timen  procesverbal.

Aq sa kur shkova në Kushtetuese m’u tha që nuk e kisha paraqitur si pretendim. Për këtë arsye i kam përfshirë artikujt mediatikë, që prokuroria kërkon të mos merren si provë”, vijoi ai.

Kujtojmë se dosja “Partizani” kaloi për gjykim më 19 maj të 2025-ës, dhe në të janë të përfshirë edhe kreu i PD Sali Berisha i cili do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *