Mirela Kumbaro në Gjirokastër: I vendosëm pikat mbi “i”. 2027-a do jetë një vit “zjarri” për ne
Mirela Kumbaro ka zhvilluar një takim me socialistët në Gjirokastër.h
“Gjirokastra e ka të qartë se 2027 do të jetë jo vetëm vit i zgjedhjve vendore, por edhe i përgatitjeve për “Traktatin e anëtarësimit.
Plot energji takimi me socialiatët e Asamblesë së zgjeruar të Partisë Socialiste #Gjirokastër, ku vendosëm pikat mbi “i” për punën tonë, sfidat që kemi përpara dhe përgjegjësinë për të qenë çdo ditë më pranë njerëzve.
Është prioritet absolut që ta bëjmë komunikimin tonë më të drejtpërdrejtë, më të qartë dhe më njerëzor, duke e kthyer angazhimin politik në prani të vazhdueshme në çdo komunitet.
Me energjinë e skuadrës, disiplinën në punë dhe vëmendjen ndaj qytetarëve, vijojmë angazhimin përpara, me besimin se politika merr kuptim përmes njerëzve dhe marrëdhënies së përditshme me ta”, shprehet ajo.