Albert Malaj bëhet gati për Bashkinë e Tepelenës, nis fushatën me të rinjtë
Kryebashkiaku i Memaliajt, Bashki që u vendos të shkrihet, duket se po bëhet gati të kandidojë për Bashkinë e Tepelenës më 9 maj.
Ai ka nisur takimet që tani, teksa një ditë më parë ka qenë në Tepelenë, ku është takuar me disa të rinj.
“Një kafe në Tepelenë, mes energjisë, buzëqeshjeve dhe mendimeve të bukura të të rinjve dhe të rejave.
Biseda të ngrohta, ide, dëshira dhe plot optimizëm për të ardhmen.
Të rinjtë janë energjia, zëri dhe shpresa e shoqërisë sonë. T’i dëgjojmë, t’i mbështesim dhe të krijojmë më shumë mundësi për ta, sepse e ardhmja ndërtohet duke u dhënë hapësirë dhe besim brezave të rinj”, shkruan Malaj.