Gazetari sulmon Rozana Radin: Ke kaluar nga dhoma e Adi Hilës për këngët e tua
Ish-banori i “BBVA5” njëherazi dhe gazetari sportiv Rogert Sterkaj ka reaguar në lidhje me “përplasjen” më të fundit mes artisteve Rozana Radi dhe Jonida Maliqi, ku duket se ai mban krahun e kësja të fundit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sterkaj i është drejtuar Rozana Radit me një koment ironziues duke vënë në diskutim suksesin e saj muzikor pasi përmend emrin e kompozitorit Adi Hila.
“Këngët e tua janë më të klikuara se ato të Jonidës, moj K.A.R.I.G.E.R.I.S.T.E., sepse ti mund t’i kesh prodhuar te dhoma e Adrian Hilës!
Jonida ka më shumë vlera për veten, familjen dhe shoqërinë, ndryshe nga ti!”, shkruan Sterkaj në postimin e tij.
Një deklaratë e bërë në emisionin “Goca dhe Gra” ka ndezur një debat në rrjet mes dy artisteve, Jonida Maliqi dhe Rozana Radit.
E pyetur se cili artist sipas saj është mbivlerësuar, Jonida Maliqi tha emrin e Rozanës, duke nxitur kështu një reagim të ashpër nga ana e kësaj të fundit.
“E di ku më shkon mendja? Te një vajzë që ka qenë pjesë këtu, e këtij paneli në një nga sezonet. Sigurisht që e vlerësoj për artisten që është, për poeten, për aktoren që është.
Vokalisht nuk e vlerësoj dhe mendoj që ka pasur mbivlerësim dhe ajo është Rozana Radi. Me gjithë respektin për artisten që është, por për pjesën vokale si këngëtare”, tha Jonida Maliqi.
Brenda pak minutave nga deklarata e Jonidës, Rozana reagoi me ironi në rrjet e ndonëse nuk përmendi emra, mesazhi i saj ishte i qartë.
“Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime sa një video ku përmendem unë, do të ishte film! Suksese!”, shkroi Rozana në një postim të bërë në Instastory.