“Shikoni sa na do populli” – Deputetja socialiste puthet e përqafohet me një të moshuar
Jo vetëm deputetja Kiduina Zeka.
Edhe socialistja tjetër Sara Mila, ka postuar foto duke u puthur dhe përqafuar me një të moshuar.
“Një javë të mbarë, ndërkohë që s’ka më mbarë se të nisësh të hënën me kujtimet më të ngrohta të fundjavës në zonë.
Nga Qafa e Labinot Malit, gjithmonë në mendjen e zemrën time çdo çast që ndajmë bashkë.
Sepse jam gjithmonë këtu jo vetëm për të ndarë një shqetësim por sidomos për të ndarë një përqafim si ky, sepse marrëdhënia mund të jetë e frytshme vetëm kur bëhet me kaq zemër.
E lumtur, falenderuese e me fat për çdo derë ku trokas e ndihem si në shtëpinë time”, shkruan ajo.