10 Nëntor, 2026

Agron Duka mesazh Berishës: Po nuk gjetët kandidat për Durrësin, do futem vetë në garë

 Agron Duka mesazh Berishës: Po nuk gjetët kandidat për Durrësin, do futem vetë në garë

Nëse opozita dështon të gjejë një kandidaturë premtuese për zgjedhjet vendore të 2027, Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA) Agron Duka është i gatshëm që të futet në garë për bashkinë e Durrësit.

Kështu ka deklaruar vetë Duka në Albania Newscast duke theksuar se këtë e sheh si një lëvizje në rast se opozita dështon të gjejë një kandidaturë fituese.

Ndërsa mbështet idenë e përzgjedhjes së kandidatëve përmes sondazheve ai thekson se në qytete të rëndësishme si Durrësi opozita nuk mund të bëjë eksperimente.

“Nëse opozita s’nxjerr një kandidaturë për të kënaqur një pjesë të opozitës edhe nuk shpresojmë për fitore, atëherë do të mendojmë që dalim edhe vetë.

Gjithmonë ideja ime ka qenë me sondazhe, sidomos bashkitë e mëdha… Durrësi do e shoh; nëse s’del kandidaturë, kot të them atë që kam thënë gjithmonë, që edhe unë jam një nga njerëzit që mund të pretendoj për të kandiduar”, tha Duka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *