Menduam se ia dole Saimir, por tani je me motrën tënde Eva që e deshe aq shumë…
Nga Anila Hoxha
Avokati dhe profesori Saimir Vishaj, babai i Salvit dhe i Kleit, gjyshit i Greit; u nda nga jeta sot në moshen 60 vjecare.
Saimiri luftoi me sëmundjen e pashërueshme dhe para pak ditësh mbylli seancat e terapisë
Menduam se ja doli se keshtu e quante tumorin, një luftë të fituar. Kështu na tha që e mundi!
Me shumë beteja në jetë, secila me e vështirë se tjetra, në të vërtete Saimiri po i jepte lamtumirën kujtdo që njihte, familjes së vjetër dhe familjes së re, miqve, juristëve, kolegëve e të afërmve në mynyrën e tij më origjinale dhe me te veçantë.
Duke qëndruar fort në këmbë e duke rrëfyer se ne jetën e ndajmë me njëri – tjetrin, me njerëz që ikin e që vijnë, apo të njohur e të panjohur e për këtë ndikim që kemi duhet të jemi me te mirë e me më shumë dritë.
Saimiri, miku i gazetarëve dhe jo vetëm!
Lamtumire Saimir, bashkohu me Even motrën që e deshe aq shumë dhe me prindërit. E di që ike me një mall të madh vecanërisht për nipin Grein, për të cilin lotet i mbaje në sy duke i mundur me buzëqeshjen e vlonjatit të fisëm.
Por edhe me nje mesazh të fortë, na tregove se edhe ne rast se humbasim duhet të ecim përpara GJITHMONE!