3 Nëntor, 2026

Aktori që lindi në Shqipëri: Jam grek, nga Epiri i Veriut

 Aktori që lindi në Shqipëri: Jam grek, nga Epiri i Veriut

Aktori dhe modeli i njohur grek Alexis Pappas, i cili ka lindur në jug të Shqipërisë, ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e tij për origjinën dhe identitetin kombëtar.

Pappas ka treguar se nuk ndihet mirë kur gazetarët e prezantojnë si shqiptar apo e pyesin për prejardhjen e tij nga Shqipëria.

“Jam grek që rastisi të lindte në Epirin e Veriut”, është shprehur ai, duke pretenduar se territori që e quan me këtë emërtim është grek.

I lindur në vitin 1986, Pappas u largua nga Shqipëria me familjen në moshën katërvjeçare dhe u rrit në Athinë. Më vonë ndërtoi një karrierë ndërkombëtare në modeling dhe u bë i njohur për publikun grek përmes programeve “Survivor Greece” dhe “The Bachelor”.

Deklaratat e tij prekin një çështje historikisht të ndjeshme në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Termi “Epiri i Veriut” përdoret në diskursin historik dhe politik grek për territore që sot janë pjesë e Republikës së Shqipërisë dhe njihen ndërkombëtarisht si të tilla.

Pappas këmbëngul se identifikohet si grek, pavarësisht se ka lindur në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *