21 Tetor, 2026

Policia i shkon në shtëpi dhe tenton t’i thyejë derën ish-deputetit socialist që ofroi 10 mijë euro për atë që hidhte në kosh një ministër, ose kryeministrin

 Policia i shkon në shtëpi dhe tenton t’i thyejë derën ish-deputetit socialist që ofroi 10 mijë euro për atë që hidhte në kosh një ministër, ose kryeministrin

Vetëm pak orë pasi deklarata e tij për shpërblimin prej 10 mijë eurosh bëri xhiron e rrjetit, ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj pretendon se është përballur me një ndërhyrje të forcave operacionale në banesën e tij në Manati të Lezhës.

Në një komunikim telefonik Ndocaj ka deklaruar se rreth orës 15:00, efektivë të ardhur nga Tirana janë paraqitur në banesën e tij dhe kanë tentuar të thyejnë derën për të hyrë brenda, raporton Infopress.

Ngjarja e pretenduar vjen pas videos së publikuar nga ish-deputeti, në të cilën ai ofronte 5 mijë euro për këdo që hidhte një deputet në koshin e plehrave dhe 10 mijë euro për një ministër apo kryeministrin Edi Rama.

Deklarata e Ndocajt erdhi si kundërpërgjigje ndaj njoftimit të Ramës për përfitimet financiare të punonjësve të policisë të angazhuar gjatë protestave, që do të shpërblehen me 269 mijë lekë.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit që të konfirmojë ndërhyrjen e pretenduar apo arsyet e saj. Po ashtu, nuk dihet nëse paraqitja e efektivëve, sipas Ndocajt, ka lidhje me videon që u përhap në rrjetet sociale.

“Unë dua t’ju ofroj 5 mijë euro, kush hedh një deputet të Partisë Socialiste apo të Partisë Demokratike në koshin e plehrave. Ju garantoj se do keni 5 mijë euro për çdo deputet në koshin e plehrave, 10 mijë euro për çdo ministër në koshin e plehrave.

Jemi dakord zoti Edi Rama?! 10.000 euro edhe për kryeministrin në koshin e plehrave”, premtoi Ndocaj një ditë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *