20 Tetor, 2026

Edi Rama nxjerr karriget e Kryeministrisë në mes të bulevardit dhe fton studentët për dialog

 Edi Rama nxjerr karriget e Kryeministrisë në mes të bulevardit dhe fton studentët për dialog

Kryeministri Edi Rama ka ftuar studentët për dialog, paraditen e kësaj të marte, duke nxjerr karriget e Kryeministrisë në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Mbi to ka fletë të bardha dhe një shënim “DIALOG”.

Kryeministri u pa vetë në sheshin përpara Kryeministrisë, duke asistuar punonjësit se ku t’i vendosnin karriget dhe si t’i organizonin ato.

“Tani, kush do dialog pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë, unë jam në dispozicion bashkë me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe nuk distancohen nga dhuna”, shprehet Edi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *