Amerika i vjen në ndihmë Ramës, flet qartë kundër protestuesve
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat dhe përplasjet e ditëve të fundit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore.
Në reagimin zyrtar, Ambasada thekson se dhuna, lëndimi fizik i personave të tjerë dhe shkatërrimi i pronës nuk mund të konsiderohen angazhim qytetar.
Përmes këtij mesazhi, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të protestojnë të shmangin aktet e dhunshme, ndërsa kërkohet vetëpërmbajtje dhe qetësi nga të gjitha palët e përfshira në situatën e krijuar.
“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi“, shkruhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve.
Një reagim i qartë pro Ramës dhe kundër protestës së dhunshme.