9 shtëpi me “kursime” – Ministrja e Arsimit i shkolloi fëmijët e saj në Paris dhe Holandë me para të dyshimta
Një protestë e studentëve për disa kërkesa të drejta dhe elementare, u kap me shpejtësi nga falangat e vjetra politike, duke prodhuar një valë dhune të paprecedentë në Tiranë. Kapja dhe devijimi i protestës së studentëve në anarki, më shumë se sa qeverinë, dëmtoi vetë kauzën e studentëve. Më shumë se këdo tjetër dhuna në Tiranë ka shpëtuar ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, një nga zyrtaret më tē lakuara për afera korruptive, krime mjedisore, pastrim parash në pallate, përmes Arben Muçobegës, si dhe për betonizimin e zonave të mbrojtura, ku mori edhe nofkën ‘pika e vockël’.
Devijimi i protestës së studentëve në dhunë masive dështoi edhe objektivin më minimal, që ishte dorëheqja e ministres Kumbaro, pjesë e të katër qeverive të Edi Ramës që nga viti 2013. Teksa studentët protestojnë për koston e papërballueshme të jetesës, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro i ka shkolluar fëmijët e saj në Paris dhe Holandë, me para të dyshimta. Vajza Sara Furxhi ka studiuar në Paris, ndërsa Tom Furrxhi në Hollandë, me një kosto mbi 100 mijë euro në vit (tarifa, kosto jetese etj.), deklaruar në vlera më të ulëta për shkak të mosjustifikimit të të ardhurave.
Ndërkaq, nëse studentët e zakonshëm, pasi mbarojnë studimet, e kanë të vështirë për t’u punësuar, ku detyrohen të punojnë si kamarierë dhe në call centera, fëmijët e pushtetarëve punësohen në pozicione kyç të administratës publike, si në Bankën e Shqipërisë, ministritë e linjës, Albcontrol etj. Për shembull, djali i ministres së Arsimit është punësuar pranë Agjencisë së Industrisë së Mbrojtes.
Sa i takon pasurisë, Mirela Kumbaro posedon të paktën 9 apartamente dhe disa garazhe në emrin e saj dhe të bashkëshortit. Si burim për pasurinë e paluajtshme, Kumbaro deklaron kursimet nga të ardhurat, kryesisht nga rroga e saj dhe e bashkëshortit, Aleksandër Furxhi, drejtues emisioni dhe prezantues lajmesh në TV Vizion Plus.
Apartamentet e Kumbaros
Apartament 128 m2
Apartament 95 m2
Apartament 119 m2
Apartament 108 m2
Apartament 87 m2
Apartament 69 m2
Apartament 92 m2
Apartament 55 m2
Apartament 103 m2
Të ardhurat familjare, burojnë rreth 60 % nga paga dhe honoraret e bashkëshortit, ndërsa 20% kanë si burim pagën e zonjës Kumbaro. Rreth 10% e të ardhurave totale kanë si burim qiratë nga apartamentet dhe 10% të tjera kanë burime të ndryshme. Ndërkaq, disa raportime mediave kanë ngritur dyshime se ministrja Kumbaro pastron para në pallate përmes prestanomes, Arben Muçobega, me kompaninë Bega 07, e përfshirë në tjetërsimin e pronave publike dhe private, përfshirë edhe zona të mbrojtura. (Prapaskena)