10 Tetor, 2026

Takimi misterioz i mesnatës Rama-Braçe: Premtim apo shantazh, çfarë ndodhi prapa dyerve?

 Takimi misterioz i mesnatës Rama-Braçe: Premtim apo shantazh, çfarë ndodhi prapa dyerve?

Erion Braçe kishte paralajmëruar se do të votonte kundër ndarjes së re territoriae.

Madje në darkë u shfaq edhe në disa televizione, duke thënë se ajo e djeshmja, ishte dita më e vështirë e tij dhe ndoshta e fundit në radhët e PS-së.

Kjo, pasi ishte paralajmëruar qartë se nëse nuk votonte pro, do të përjashtohej.

Por çfarë ndodhi?

Në mesnatë, në Kuvend u shfaq Edi Rama.

Dhe shkoi direkt të takonte Braçen, për të negociuar me të, apo dhe për ta kërcënuar.

Askush nuk e di se çfarë ndodhi në atë takim, përveç atyre të dyve.

Por fakt është, se Brraçe pas takimit, edhe pse vazhdonte të ishte kundër ndarjes së re territoriale, vendosi të votonte pro.

Përfiltet se Rama i ka premtuar që pas kësaj, ai do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës.

Të tjerë thonë se e ka kërcënuar rëndë!

Braçe premtoi se do të fliste pe votoi pro, edhe pse ishte kundër.

Deri tani, nuk e ka bërë një gjë të tillë! (Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *