10 Tetor, 2026

A ka video Taulant Balla në zyrën e Ergys Agasit?

 A ka video Taulant Balla në zyrën e Ergys Agasit?

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përballë gazetarëve në studion e emisionit “Opinion” u pyet për hetimet ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, dhe arrestimin e Ergys Agasit.

Për Vlora Hysenin Balla refuzoi që të jepte një përgjigje, duke theksuar se nuk komenton asnjë material të cilat gjykata i ka cilësuar si sekret hetimor.

Blendi Fevziu: Si ndjeheni ju kur patë që shefja e SHISH, kishte atë lloj komunikimi jo me ju personalisht, por në raport me institucionin që drejtonte? Nuk hyj fare në gjëra personale. Shefja e SHISH në raport me një person që kërkohej nga drejtësia, të cilin ajo duhet ta identifikonte dhe të njoftonte policisë ku ishte.

Taulant Balla: Mos prit nga unë të komentoj materiale, komunikime për të cilat gjykata ka vendosur që janë sekret hetimor. Kur të dalë vendimi përfundimtar i GJKKO-së për këtë rast do të jap edhe komentin tim.

Nga gazetari Blendi Fevziu, Balla u pyet nëse kishte raport me Ergys Agasin. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, tha se nuk ka pasur raport me Agasin, por pranoi që e njeh pasi është djali i një ish-deputeti të PS.

Ai nuk komentoi as nëse ka video në zyrën e Agasit as nëse ky i fundit e shkarkoi si ministët të Brendshëm, siç përflitet.

Blendi Fevziu: Çfarë raporti keni pasur ju me zotin Agasi.

Taulant Balla: Asnjë raport.

Blendi Fevziu: E keni njohur personalisht?

Taulant Balla: Po është djali i një ish-deputeti të PS. E kam njohur.

Blendi Fevziu: Vetëm kaq ka qenë njohja?

Taulant Balla: Kaq.

Blendi Fevziu: A ju ka kërkuar ju favore në polici?

Taulant Balla: Po si të mi kërkojë kur nuk e takon, apo komunikon.

Blendi Fevziu: Është thënë që ai ka ndikuar në zgjedhjen e drejtuesit të policisë…

Taulant Balla: Nuk kam qenë unë në atë pjesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *