10 Tetor, 2026

Rama e Balla nuk përmbahen: Qentë le të lehin, karvani ecën para

 Rama e Balla nuk përmbahen: Qentë le të lehin, karvani ecën para

Kryeministri Edi Rama dhe krahu i tij i djathtë, Taulant Balla, kanë reaaguar me nota triumfaliste, pas votimit të reformës territoriale.

“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese.

Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste”, shkroi Rama.

“Besoj se votimi i mbrëmshëm unanim nga ne në Kuvend i kësaj faze të domosdoshme të Reformës Administrative Territoriale flet vetë. Komunitetet e bashkive, banorët janë përfituesit e projekteve të zhvillimit që sjell anëtarësimi në BE”, shprehet Balla.

Në përfundim të reagimit, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së përdor një shprehje popullore për të nënvizuar vendosmërinë e mazhorancës për të vijuar procesin e reformave.

“Siç thotë populli në këto raste, qentë le të lehin, karvani europian i Shqipërisë ecën përpara”, përfundon Balla.

Rama mesazh të koduar: Njerëzit e gabuar pranë meje s’do më pengojnë të përmbush qëllimin! Hekurin e kalit′ zjarri

Përmes një video të realizuar me inteligjencë artificiale, një luan që ecën mes disa thënieve që kthehen mjaft aktuale në situatën politike në vend, kryeministri Edi Rama heq paralele me rrugëtimin e tij në krye të qeverisë dhe vështirësitë që i kanë dalë përpara.

Në materialin e shpërndarë në rrjetet sociale, kryeministri nuk ka shkruar asnjë reagim të tijin, por ka postuar të plotë videon.

Thëniet e plota në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama:

I kërkova zotit dashuri. Ai largoi njerëzit nga jeta ime. I hutuar, e pyeta, pse? Sepse jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty  Nuk do të lejoj kurrë një njerëzit e gabuar të të pengojnë të përmbushësh qëllimin që kam për ty

I kërkova paqe, ai lëshoi stuhi. Mes lotësh, e pyeta: Pse? Sepse paqja nuk është mungesa e stuhive, por forca për të qëndruar i palëkundur kur tërbohen stuhitë.

I kërkova forcë. Ai më ngarkoi barra mbi shpinë. I zhgënjyer, e pyeta: Pse? Forca nuk të dhurohet, ajo ndërtohet, ashtu si hekuri që kalitet në zjarr dhe merr formë nën goditjet e çekiçit. Karakteri yt formohet përmes asaj që ti përballon.

I kërkova një rrugë më të lehtë. Ai vuri një mal përpara meje. I rraskapitur, pëshpërita: Pse? Sepse këmbët bëhen më të forta duke u ngjitur, jo duke qëndruar në vend.

Atëherë e kuptova. Zoti nuk po i shpërfillte lutjet e mia. Ai po u përgjigje atyre ndryshe nga ç’prisja unë. Ai nuk po ma bënte jetën më të lehtë, po më bënte mua më të fortë.

Nuk mora jetën që kërkoja. Mora jetën që më përgatiste për çfarë më priste. Sepse rehatia rrallë na ndryshon. Hekurin e kalit zjarri, sprovat kalisin besimin. Duroje zjarrin. Zoti vazhdon të të japë formë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *