Prej vitesh në një lidhje me Adrian Hilën: Monika tha se e ka dashur, po a e dinte që ai ishte i martuar?
Aktorja Monika Lubonja ka reaguar një ditë më parë, për videot erotike që iu shfaqën me Adrian Hilën.
Ajo tha se Hila është treguar i pabesë që e ka filmuar, ndërsa thekson se e ka dashur atë.
“Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”, shkruan ajo.
Përmes deklaratës, aktorja lë të kuptohet se ka pasur një marrëdhënie sentimentale disavjeçare me Hilën. Krahas fjalëve për dashurinë dhe besimin, ajo përmend edhe vitet që i kishte kushtuar personit të cilit i drejtohet.
“Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zhbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime”, shkruan Lubonja.
Vetëm se ka një detaj shumë të rëndësishëm, që Lubonja natyrisht nuk e përmend: Adrian Hila është i martuar.
Si mund të kesh një marrëdhëni dashurie, me një burrë të martuar?
A nuk do ishte e udhës, që Lubonja t’i kërkonte falje gruas së Hilës dhe vajzave të tij, siç bëri këngëtarja Matraku?
Sepse është e lehtë të thuash që e ka tradhtuar Adrian Hila, me publikimin e vidove.
Por e para që ka tradhtuar, është pikërisht Monika Lubonja, që ka pasur për vite me radhë, marrëdhënie intime me një burrë të martuar.