6 Tetor, 2026

“Sorra” 87-vjeçare që rrëzoi Qeverinë e Spanjës

 “Sorra” 87-vjeçare që rrëzoi Qeverinë e Spanjës

Maricarmen është 87 vjeçe, me aftësi të kufizuara. Kishte jetuar për 71 vjet në të njëjtën banesë në Madrid dhe të mërkurën e kaluar ajo u dëbua nga banesa e saj pasi një zhvillues bleu ndërtesën, qiraja iu rrit nga 500 në 1,650 euro në muaj.

Pensioni i saj është 1,350 euro. Pra, edhe sikur të mos hante, të mos blinte ilaçe dhe të mos paguante asnjë faturë, sërish nuk do ta përballonte.

Dhjetëra aktivistë u mobilizuan kundër qeverisë, ndërsa protestat kulmuan një ditë më parë ku organizatorët thanë se në to morën pjesë 500 mijë qytetarë.

Kriza e strehimit ishte në qendër të protestës ndërsa qytetarët thanë se gjithçka është bërë e papërballueshme.

Kryeministri i Spanjës Petro Sánchez dha dorëheqje dhe e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *