5 Tetor, 2026

Zejnulla Hatibi, aktori që u shua “papritur” në premierën e filmit “Gjurma”

 Zejnulla Hatibi, aktori që u shua “papritur” në premierën e filmit “Gjurma”

I lindur në Tiranë, Zejnullai ishte një ndër emrat e parë në kinematogafinë shqiptare që spikati në disa filma të viteve 60.

Në atë kohë ai punonte si mësues në një shkollë të Tiranës.

Zejnullai është aktiviziuar edhe si aktor nga lëvizja amatore në disa shfaqje të Teatrit Popullor dhe në filmin shqiptar si Debatik (1961), Detyrë e posaçme (1963), Ngadhënjim mbi vdekjen (1967), Plagë të vjetra (1969), Përse bie kjo daulle (1969) dhe Gjurma (1970) ku interpretoi rolin kryesor të hetuesit.

Një vit më vonë në vitin 1971 kur filmi Gjurma pati premierën e tij, Zejnulla Hatibi u nda nga jeta në moshë shumë të re.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, e kujtojmë me nderim dhe respekt për interpretimet e tij në filmin shqiptar.

I paharruar qoftë Zejnulla Hatibi! (Giseld Dervishi)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *