3 Tetor, 2026

Rusia godet urën e dytë kryesore në Kiev

 Rusia godet urën e dytë kryesore në Kiev

Një sulm rus ka goditur Urën Veriore (Pivnichnyi) në Kiev, duke shkaktuar dëme në sipërfaqen e rrugës dhe në linjat ajrore të trolejbusëve, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Sipas Klitschko-s, shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe qarkullimi nga bregu i majtë drejt bregut të djathtë të Dnipros është bllokuar përkohësisht.

Sulmi vjen vetëm pak ditë pasi Ura Jugore (Pivdennyi) u godit disa herë nga dronë rusë.

Sipas autoriteteve të Kievit, këto ura lidhin pjesët lindore dhe perëndimore të kryeqytetit dhe nuk ishin goditur më parë në këtë mënyrë.

Klitschko tha se intensifikimi i sulmeve ruse po prek infrastrukturën kritike, logjistikën dhe zonat e banuara të Kievit.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se sulmet ruse janë përgjigje ndaj goditjeve ukrainase kundër objekteve energjetike në Rusi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *