2 Tetor, 2026

Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit në Tiranë: Dëgjoni zërin e popullit, mos e merrni më qafë qytetin tonë

 Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit në Tiranë: Dëgjoni zërin e popullit, mos e merrni më qafë qytetin tonë

Banorë të Memaliajt kanë protestuar sot para Kryesisë së Kuvendit kundër hartës së re territoriale.

Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara në ndarjen territoriale, duke kërkuar që të merret në konsideratë qëndrimi i komuniteteve dhe nevojat e banorëve.

Ata kanë kërkuar që procesi të zhvillohet përmes konsultimit me qytetarët dhe që vendimmarrja për hartën e re territoriale të mos bëhet pa marrë parasysh interesat e zonave të prekura.

“Do ikim të tërë, na detyrojnë të largohemi nga shtëpitë. Jemi larg Tepelenës”, deklaroi një prej protestuesve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *