30 Shtator, 2026

Ylli Rakipi gjen televizion

 Ylli Rakipi gjen televizion

“Të Paekspozuarit” nga gazetari Ylli Rakipi pritet të rikthehet së shpejti në ekran, pas një vonese që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Ndërsa shumica e emisioneve të debatit politik dhe aktualitetit kanë nisur sezonin e ri, “Të Paekspozuarit” ende nuk ka bërë rikthimin e tij, duke shtuar kuriozitetin për televizionin dhe formatin ku do të transmetohet.

Sipas burimeve, emisioni do të nisë sezonin e ri në Vizion Plus. Aktualisht po punohet për përgatitjen e studios, ndërsa pritet që në ditët në vijim të publikohet edhe spoti që do të njoftojë datën zyrtare të nisjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *