29 Shtator, 2026

“Ju keni paguar 2 milionë dollarë për mua” – Piloti i trajnuar në SHBA që u la pa punë në Shqipëri

 “Ju keni paguar 2 milionë dollarë për mua” – Piloti i trajnuar në SHBA që u la pa punë në Shqipëri

Ish-komandanti i Forcës Ajrore, gjenerali Frederik Beltoja, ka rrëfyer se pas kthimit nga trajnimi në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1998, në Shqipëri mbeti rreth pa punë.

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në Dritare TV, Beltoja tregoi se ishte trajnuar në Teksas si pilot me avionin T-37.

Gjenerali tha se shkoi atëherë te përfaqësuesi amerikan dhe i tha: “Ju keni paguar 2 milionë dollarë për mua. Nëse s’ju dhimbsen paratë, unë jam pa punë.”

Gjatë atyre muajve, Beltoja hapi një shkollë private në Vlorë, ku u mësonte anglisht nxënësve.

“Me atë nxora bukën e gojës për tre muaj,” rrëfeu ai.

Pas ndërhyrjes së palës amerikane, ai rifilloi punë si pedagog në shkollën e aviacionit në Vlorë.

Në vitin 2001 u transferua në Ministrinë e Mbrojtjes, si shef i integrimit në NATO.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *