“Dua Lipa mbështet protestën” – Rama sulmon këngëtaren e njohur: Ajo nuk është Papa
“Dua e do protestën, unë dua Duan” – Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama duke folur për protestat në Tiranë kundër projektit në Zvërnec dhe mbështetjes që iu dha atyre këngëtarja Dua Lipa.
Rama tha se nuk e sheh si të domosdoshme zgjedhjen mes zhvillimit dhe konservimit, duke argumentuar se të dyja mund të bashkëjetojnë.
Ai foli gjithashtu për reagimet ndaj protestave, angazhimin e qeverisë me protestuesit dhe “pasqyrën inteligjente” që, sipas tij, do të publikojë dokumentet dhe të dhënat për projektin.
Gazetarja: Kur dëgjon Dua Lipën, mund të thoni që është element propagande?!
Rama: Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është ideologji kur thua ose zhvillimi, ose konservimi. Duas i pëlqen protesta, unë e dua shumë Duan. Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Më pëlqen Papa, por s’jam dakord me çdo gjë që thotë Papa.
10 vjet më parë kishte më shumë gjasë që protestuesit të vriteshin në bulevard ku dalin çdo natë.
Më është dashur të jetoj me humbjen e jetëve të personave që dolën në protestë me mua.