28 Shtator, 2026

Gazetarja: Ka 9 muaj që dihej historia e dashurisë mes Agasit dhe Hysenit

 Gazetarja: Ka 9 muaj që dihej historia e dashurisë mes Agasit dhe Hysenit

Gazetarja Fatjona Mejdini, thotë se ka që prej 9 muajsh, që prej momentit që Ergys Agasi është shpallur në kërkim, që filloi për përflitej historia e tij me Vlora Hysenin.

Por pavarësisht kësaj, sipas Mejdinit, Rama nuk mori asnjë masë.

“Kush e ka përgjegjësinë për mbrojtjen e imazhit të institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të tyre?

Kryeministri sot i kërkoi llogari SPAK-ut për mbrojtjen e imazhit të institucioneve dhe për rrjedhjen e informacionit hetimor, duke iu referuar rastit të Vlora Hysenit.

Në fakt, përgjegjës për mosruajtjen e imazhit të Shërbimit Informativ dhe të ish-drejtoreshës së tij është vetë ai!

Ergys Agasi është marrë i pandehur 9 muaj më parë dhe që atëherë nisën të qarkullonin gjerësisht zëra për lidhje të papërshtatshme të tij me Vlora Hysenin. Shumëkush i dinte këto lidhje, vetëm kryeministri jo!

Që në atë moment, ai, si përgjegjës për institucionin që vepron nën autoritetin e tij dhe drejtohej nga ish-këshilltarja e tij, duhet të kishte ndërmarrë masa mbrojtëse: ta largonte Hysenin nga drejtimi i institucionit.

Kjo jo si një masë ndëshkuese, por për të mbrojtur atë vetë dhe, mbi të gjitha, institucionin që ajo drejtonte.

Në vend të kësaj, ai zgjodhi të mbyllte sytë dhe veshët dhe ta mbante në detyrë, duke e lënë Hysenin të hynte në vorbullën e vetëshkatërrimit (mbronte Agasin në arrati) dhe të merrte me vete në të edhe integritetin e një institucioni kaq të rëndësishëm.

Për këtë arsye, kjo ishte përgjegjësia juaj, zoti KM. Dhe sot nuk mund t’ia kërkoni SPAK-ut t’ju mbrojë nga pasojat e një papërgjegjshmërie që ishte në dorën tuaj për ta parandaluar”, shkruan Mejdini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *