“Po pati video të Taulant Ballës, ju lutem mos na i tregoni” – Populli në protestë: Kini mëshirë për sytë tanë! Ka gjëra që s’duhen parë
Videot me pullë të kuqe të dosjes Agasi – Populli në protestë: “Po pati video të Taulant Ballës, ju lutem mos na i tregoni!”
Qindra qytetarë kanë dalë në protestë duke kërkuar nga autoritetet më pak transparencë.
“Kemi vite që kërkojmë të dimë çfarë bëjnë politikanët pas dyerve të mbyllura.
Tërhiqemi, ishim më mirë pa e ditur”, deklaroi një protestues.
Paniku u shtua kur u përhap fjala se mes materialeve mund të kishte edhe pamje të Taulant Ballës.
Qytetarët nisën të mbulonin sytë, fikën telefonat dhe kërkuan që SPAK t’i klasifikonte menjëherë si sekret shtetëror për mbrojtjen psikologjike të popullsisë.
“Kini mëshirë për sytë tanë! Ka gjëra që s’duhen parë”.