Përmeti voton pro bashkimit me Këlcyrën – Kush ishte këshilltari i vetëm që votoi kundër (mungon Alma Hoxha)
Këshilli Bashkiak Përmet në mbledhjen e tij të fundit me 9 vota pro dhe 1 kundër votoi rezolutën e cila përkrah publikisht bashkimin e Këlcyrës dhe të Përmetit në një bashki të madhe e të vetme.
Kjo rezolutë do i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë për të treguar vullnetin e popullit të Përmetit pro bashkimit ndërkohë që në sallën e këshillit nuk merrte pjesë asnjë qytetar.
U vu re mungesa e pajustifikueshme e krytares së bashkisë Përmet e cila ua la topin në derë këshilltarëve të pranishëm.
E vetmja votë kundër ishte ajo e këshilltarit opozitar Elton Ismaili.