20 Shtator, 2026

Skandali me Çerçiz Topullin, jep dorëheqjen drejtori gjirokastrit

 Skandali me Çerçiz Topullin, jep dorëheqjen drejtori gjirokastrit

Ndodh e pandodhura në Shqipëri ku një zyrtar publik bën histori me historinë.

Jemi mësuar që zyrtarët vjedhin, korruptohen, madje porosisin edhe krime apo vrasje por dorëheqjen kurrë se japin.

Sot kemi një lajm të çuditshëm që vjen nga Gjirokastra.

Pas polemikave që shkaktoi ekspozimi i veshjeve të Çerçiz Topullit në një manekin, ku ra në sy një portret aspak dinjitoz për një figurë kaq të rëndësishme për historinë e pavarësisë së vendit tonë, drejtori i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, Florian Hysi ka dhënë dorëheqjen.

Vendimi i tij erdhi pas reagimeve të shumta dhe polemikave në rrjetet sociale, ku u kritikua mënyrë se si u shfaq manekini i tij në Muzeun e Kalasë së Gjirokastrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *