19 Shtator, 2026

Detektivja private tregon rastin tronditës në Tiranë: Burri tradhtonte gruan me shokun e tij të ngushtë

 Detektivja private tregon rastin tronditës në Tiranë: Burri tradhtonte gruan me shokun e tij të ngushtë

Një rrëfim i pazakontë për tradhtinë ka marrë vëmendjen në episodin e parë të “Ronaldo Sharka Podcast”, ku e ftuara Shkënda Lili ka ndarë një prej rasteve më të veçanta që i ka mbetur në mendje gjatë viteve të punës si detektive private.

Bëhet fjalë për një grua që iu drejtua asaj pasi kishte nisur të dyshonte për bashkëshortin. Por këtë herë, dyshimi nuk lidhej me një tjetër grua. Sipas historisë së treguar nga Lili, në qendër të dyshimeve ishte shoku i ngushtë i bashkëshortit dhe gjithçka kishte nisur pas disa fotografive intime që gruaja kishte zbuluar në WhatsApp.

Rasti, siç tregon detektivja, ishte aq i pazakontë sa fillimisht edhe vetë e kishte pasur të vështirë ta besonte. Gjatë bisedës me Ronaldon, ajo zbuloi edhe detaje të tjera mbi raste të ngjashme dhe arsyet që, sipas saj, mund të fshihen pas një martese të tillë.

Ronaldo: Në këto 9 vite a ka patur shtim të rasteve ku burrat tradhtojnë gratë e tyre me një burrë tjetër? Pra tradhti homoseksuale.*

Shkënda: Këto janë tema vërtetë sensitive për t’u prekur. Në fakt ka pasur raste, jo raste të shumta që të themi ‘obobo se po bëhet nami’. Unë në fillim i kam marrë me të qeshur. Kur më ka ardhur një grua, edhe ajo vetë e ka transmetuar si me ‘Shkënda do të them diçka, por mos u çudit’.

Ronaldo: Dyshonte vetë?

Shkënda: Po. Mbaj mend një rast para 3-4 vitesh, do ta tregoj por kuptohet pa emra. Dyshonte për bashkëshortin, por jo për tradhti për femra po për një lidhje me shokun e tij të ngushtë.

Ronaldo: Shokun e ngushtë?

Shkënda: Kishte kapur disa foto intime nëpër “WhatsApp” dhe kishin lindur dyshimit. E kur ma tregonte mua, ma tregonte pak si me turp dhe me të qeshur. E ç’është e vërteta as unë nuk e besoja. Duke e ditur që kur martohesh drejtimi jot është në këtë anë. Ose mos u marto.

Ronaldo: Bëra disa kërkime studimore të mia se isha kurioz se pse një mashkull do duhet të tradhtojë një grua me një mashkull tjetër.

Shkënda: Ka dy variante. Ose martesën e ka bërë për të mbuluar atë ç’ka është në të vërtetë dhe çfarë kërkon. Ose do të eksperimentojë.

Ronaldo: Studimi që po lexoja thoshte se burrat e bëjnë këtë, pra tradhtimin me një mashkull tjetër se gratë i lodhin pak. Jo vetëm në realitet, por edhe në intimitet. Meshkujt flasin më pak gjatë ditës dhe gjatë seksit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *