Një ditë e madhe për drejtësinë…
“Është një ditë e madhe për drejtësinë,” deklaroi Serbia.
“Nuk mund të lejojmë të mbeten pa u ndëshkuar njerëzit që na penguan ta çonim deri në fund spastrimin e shqiptarëve nga Kosova.
Ne kishim tanke, ushtri, polici dhe një plan të qartë gjenocidi, ndërsa ata patën pafytyrësinë të organizoheshin dhe të na prishnin punë duke mbrojtur jetët dhe territorin e tyre.
Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.”