Tenderat e Bashkisë – Ja si shpërdorohen lekët në Përmet (bëhet fjalë për miliarda)
Shkolla në Përmet me 2 tendera 3 miliardë lekë dhe me vetëm 24 nxënës në klasën e parë!
Kështu e gjeti viti i ri shkollor godinën e shkollës 9 vjeçare “Meleq Gosnishti” Përmet.
E njëjta godinë u përurua nga ish kryeministri Sali Berisha në vitin 2013 për rikontruksionin e së cilës u shpenzuan gati 1,4 miliardë lekë.
Shkolla atë kohë kishte rreth 570 nxënës dhe u bë e re, me laboratorë, palestër, vetrata, dyer, dritare, wc, kaldajë, paisje mësimore moderne dhe me një garanci punimesh 20 vjeçare.
Pa kaluar ende një dekadë autoritetet qëndrore e lokale bëjnë një tender të dytë.
Pas tenderxhinjve të Saliut në skenë dalin tenderxhinjtë e Edvinit.
Kësaj here plot 1.4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit dhe nga të ardhurat e Bashkisë Përmet.
Ndërkohë numri i nxënësve është pakësuar ndjeshëm dhe në këtë shkollë mësojnë vetëm 203 fëmijë shifra më e ulët që nga krijimi i shkollës në vitin 1960 kurse klasa e parë këtë vit priti vetëm 24 vogëlushë.
Mësuesit shkurtohen çdo vit, paratë për tendera rriten çdo vit.
Me 3 miliardë lekë mund të rregullohej spitali i gjymtuar i Përmetit dhe të paktën rrugët rrurale të 3-4 fshtrave… (Bashkësia Përmet)

