“Kemi ende shumë gjëra për të bërë bashkë” – Shokët e burgut festojnë rinovimin e kontratës së lali Erit
Vendimi për të lënë Erion Veliajn në burg është pritur me entuziasëm të pazakontë nga shokët e paraburgimit, të cilët sapo morën lajmin nisën përqafimet, brohoritjet dhe urimet.
Disa prej tyre e cilësuan vendimin “një fitore personale”.
“Na kishte hyrë frika se do na ikte,” tha një prej tyre, ndërsa një tjetër shtoi se “Lali është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë dhe kemi ende shumë gjëra për të bërë bashkë.”
I pyetur se për çfarë gjërash bëhej fjalë, ai vetëm buzëqeshi.