Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagos me çekiç ish-vjehrrin dhe “zhduket”
Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit. Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me identitetin e autorit të ngjarjes.
Sipas burimeve për mediat dyshohet se bëhet fjalë për dajën e deputetes socialiste Zegjine Çaushi.
Ai ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij dhe pas një përplasje me babain e saj, dyshohet se e ka godiur me çekiç.
Identiteti i autorit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga autoritetet përkatëse.
I plagosuri i identifikuar me inicialet E.G është transportuar ne urgjencë në spitalon e Fierit, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikuit për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se daja i deputetes kishte shkuar për t’u “sqaruar” me ish-partneren, dhe ende nuk dihet si ka agravuar situata në përdorimin e çekiçit.
Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe është shallur në këkrim nga policia.