Qeveria, tender për të hetuar sa tendera të Ballukut janë në hetim…
Qeveria ka njoftuar hapjen e një tenderi të ri për të zbuluar sa tendera të Belinda Ballukut janë aktualisht nën hetim, pasi numërimi me dorë po bëhej gjithnjë e më i komplikuar dhe ekzistonte rreziku që gjatë numërimit të hapej ndonjë tender tjetër padashje.
Për të garantuar transparencë absolute dhe për të shmangur çdo parregullsi, organizimi i tenderit i është besuar vetë Ballukut.
Ministrja ka garantuar se fituesi do të zgjidhet në mënyrë të ndershme.
“Do jetë zgjidhje e ndershme, për kë të ze be” – tha Balluku.