Largohet Flamur Golemi, Rama trazon Gjirokastrën: Piro Dhima përballë Afrim Qendros për Bashkinë Gjirokastër
Ardhja e Ramës dje në Gjirokastër duket se ka ndryshuar dinamikën e zgjedhjeve lokale në qytet.
Në garën për Bashkinë e Gjirokastrës pritet të futet edhe Afrim Qendro, përballë Piro Dhimes, duke sjellë një përballje të re brenda kampit socialist.
Qendro konsiderohet si një prej njerëzve të besuar të Edi Ramës.
Sipas burimeve të Pazari Lajm, Afrim Qendro, pasi ka mbajtur disa prej posteve të larta në administratën publike, tashmë synon drejtimin e Bashkisë së Gjirokastrës.
Hyrja e tij në garë pritet të ndryshojë ndjeshëm balancat politike dhe të sjellë një zhvillim të ri në garën për drejtimin e bashkisë.