11 Shtator, 2026

Sofika Bashari, aktorja e paharruar e Teatrit Kombëtar të Tiranës

 Sofika Bashari, aktorja e paharruar e Teatrit Kombëtar të Tiranës

Sot kujtojmë 72-vjetorin e lindjes së aktores shqiptare Sofika Bashari

E lindur dhe rritur në lagjen Varosh të Gjirokastrës, Sofika ndoqi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve për aktore dhe u diplomua në vitin 1980. Në atë vit emërohet aktore në Teatrin Popullor.

Në teatër ajo interpretoi në një numër dramash si Shkëlqimi i shokut Zylo, Shkallët, Prometeu, Romeo dhe Zhuljeta, Shtëpia me dy porta, Natë me hënë e shumë të tjerë.

Në kinemanë shqiptare ajo interpretoi edhe në filmat Rruga e lirisë (1982) si delegatia e jugut dhe Shirat e vjeshtës (1984) në rolin e inxhiniere Monës.

Edhe pse aktore në këtë institucion, Sofika nuk u kujtua kurrë. Gjithë krijmtaria e saj, rolet dhe talenti u lanë në harresë.

Kjo është fatkeqsia jonë që aktorët tanë nuk nderohen dhe vlerësohen kurrë për gjithë punën dhe artin e tyre që i kanë dhënë kinemasë dhe sidomos teatrit gjithë këto vite.

E paharruar qoftë Sofika Bashari 1954–2012. (Giseld Dervishi)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *